Maqedoni e Veriut/ Nuk ka fitues në derbin e shqiptarëve Shkupi-Shkëndija, Struga bie në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 14:58

Maqedoni e Veriut/ Nuk ka fitues në derbin e shqiptarëve Shkupi-Shkëndija, Struga bie në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja

Kanë përfunduar 6 ndeshjet e javës së 17-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

SHKENDIJA

 

Derbi i shqiptarëve, Shkupi-Shkëndija ka përfunduar në barazim 1-1, ku skuadra shkupjane ka barazuar në frymën e fundit në minutën e 90′.

Ky barazim mban sërish Shkëndijën në vendin e tretë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Shkupi mban pozicionin e parë në tabelë në kuotën e 39 pikëve.

Makedonija ka arritur të triumfojë me “poker” 4-1 ndaj Akademisë Pandev, ku heroi i takimit ishte 20-vjeçari shqiptar, Arbi Vosha i cili shënoi një dopietë. Rabotniçki ka triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 kundër Bregalnicës.

Borec ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Pelisterit në transfertë. Renova ka barazuar 1-1 me Tikvesin. Struga është mundur në transfertë minimalisht 1-0 ndaj Skopjes.

NDESHJET E PËRFUNDUARA NË SUPERLIGËN E MAQEDONISË SË VERIUT –

SHKUPI 1-1 SHKËNDIJA

BREGALICA 1-2 RABOTNIÇKI

SKOPJE 1-0 STRUGA

MAKEDONIJA 4-1 AKADEMIJA PANDEV

PELISTER 1-3 BOREC

RENOVA 1-1 TIKVES

RENDITJA –

re

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"