Manzukiç drejt rikthimit në Serinë A, zbulohet skuadra ku mund të transferohet sulmuesi kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 15:20

Manzukiç drejt rikthimit në Serinë A, zbulohet skuadra ku mund të transferohet sulmuesi kroat

Mario Manzukiç rikthehet përsëri në ʺradarëtʺ e skuadrave italiane dhe në të ardhmen mund ta shikojmë përsëi në Serinë A, ku në të kaluarën ka luajtur për Juventusin.

mario-mandzukic-1404913957

Sulmuesin kroat po ndiqet me kujdes nga skuadra e Bolonjës, e cila po kërkon një sulmues ideal me ngjashmëri të cilësive të Santander i cili është i dëmtuar.

Bomberi gjigand 34-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë, pas eksperiencës së fundit në Katar me skuadrën Al-Duhail. Manzukiç do ishte një afrim i rëndësishëm për skuadrën e Mihajloviç, për eksperiencën që mban mbi supe dhe për faktin se e njeh shumë mirë Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"