Manxukiç nuk i trembet Mesit: S’e njoh fare…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 14:34

Manxukiç nuk i trembet Mesit: S’e njoh fare…

Mario Manxukiç ishte protagonist absolut në fitoren e Kroacisë kundër Nigerisë, duke qenë se falë goditjes së tij me kokë në zonë erdhi autogoli i afrikanëve dhe më pas fitoi penalltinë, që Modriç e ekzekutoi saktësisht. Por në pritje të duelit me Argjentinën, sulmuesi i Juventusit është edhe më i karikuar, duke u treguar shumë i ftohtë dhe i sigurt në pritje të duelit me Lionel Mesin me shokë, të cilin edhe e paralajmëron madje.

Mandzukic

“Unë zbres në fushë duke mos parë kurrë se cili kundërshtar më pret. Përkundrazi, nuk më intereson as nëse mbaj veshur fanellën e klubit tim apo të kombëtares, sepse gjithmonë jam njësoj i karikuar. Ideja ime e futbollit është e thjeshtë dhe e qartë: kushdo që kërkon të më frenojë, unë do të bëj të pamundurën që ta shmang, por edhe anasjelltas: kush kërkon të më kalojë mua, unë do të përdor çdo armë për ta ndalur. Kjo vlen për këdo, çfarëdo emri të mbajë në fanellë. Edhe për Mesin? Sigurisht që edhe për Mesin, edhe pse unë e thashë, nuk njoh askënd në fushë…”, përfundoi Manxukiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"