Manuel Nojer luan të 100-ën në Champions: Kam ende për të fituar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 12:48

Manuel Nojer luan të 100-ën në Champions: Kam ende për të fituar!

100 ndeshje për Manuel Nojerin me fanellën e Bajernit të Mynihut në Champions. Portieri bëhet lojtari i 4-rt me më shumë ndeshje në Europë në historinë e klubit. Portieri i kampionëve të Gjermanisë ishte shumë i lumtur që ndeshjen e 100-të në Champions ta festonte me një fitore të thellë.

NOJER

“Ndryshe nga ndeshja e luajtur në Leverkusen, sot (dje)bëmë një pjesë të dytë perfekte. I lamë pak hapësira kundërshtarit dhe në fund kontrolluam lojën. Kishim edhe fatin kundër, teksa shënuam dy herë por golat u anuluan për pozicion jashtë loje nga VAR-i. Pritjet? Jam këtu për të qenë në lartësinë e duhur dhe më vjen mirë që skuadra mbeti në lojë për shkak të tyre. Mendoj që merita është e të gjithëve”, tha kapiteni.

100 NDESHJE – Kapiteni i bavarezëve nuk kishte se si të injoronte faktin që dje ishte ndeshja e tij e 100-të me gjermanët në Champions. “Ndeshja e 100-të në Champions është sigurisht një ndjesi e madhe. Në këto 100 ndeshje kam përjetuar shumë gëzim dhe emocione. Në stadiume si ky që luajtëm sot (dje) ku atmosfera është elektrizuese, ja vlen të luash. Këtu e gjithë skuadra ka kujtime të bukura.

Mungesa e Nagelsmanit, Dino bëri shumë mirë detyrën e tij. E gjithë skuadra e trajnerëve bëri një punë të shkëlqyer. Shpresoj që Julian të ketë mbetur i kënaqur. Festa jonë do të zgjasë vetëm pak orë, pasi na duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat.

Objektivi ynë është t’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas shohim se ku mund të shkojmë. Deri tani kemi bërë paraqitje dinjitoze duke fituar me lojë dhe rezultat. Shpresoj të vazhdojmë gjatë kështu, djemtë po zbaviten shumë në fushë”, përfundoi kapiteni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"