Manuel Nojer: Grup i vështirë, të mos mendojmë vetëm për iberikët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 13:39

Manuel Nojer: Grup i vështirë, të mos mendojmë vetëm për iberikët…

Portieri i kombëtares gjermane, Manuel Nojer, ka komentuar shortin e Botërorit të ardhshëm në Katar duke thënë se priste një kundërshtar të fortë në grupin e Gjermanisë.

manuel nojer

“Ishte e qartë se do të kishim një kundërshtar shumë të mirë nga vazoja e parë. Ajo ishte Spanja, ne kemi përvoja negative me të në të kaluarën. Por mendoj se diçka e tillë nuk na ndodh dy herë.

Jemi në një rrugë të mirë dhe besoj se do të shkojmë larg. Ne po mundohemi të hapim një epokë të re nën drejtimin e Hansi Flikut. Mezi presim ndeshjet e Ligës së Kombeve, ato janë teste të mira për sa i përket përgatitjes. Jemi të gjithë optimistë dhe të sigurt se do të luajmë një turne të suksesshëm”, tha kapiteni i “Pancerave”.

PËR GRUPIN – “Për ne gjithçka nis nga fillimi. Rëndësi kanë vetëm fitoret dhe ne duhet të jemi aty lart në tabelë e të kualifikohemi të parët. Nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët janë rritur shumë dhe këtu nuk e kam vetëm për Spanjën.

PËR FAVORITËT – “Veçanërisht në turne të tillë e rëndësishme është forma e ditës së ndeshjes, duhet të jesh një hap përpara. Të jesh i zgjuar. Testi i vërtetë është faza në grupe dhe, nëse kualifikohemi, besimi se mund të shkojmë deri në fund do të rritet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"