“Manu”, njeriu i çudirave që ka mundur çdo rival 11 vitet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 11:27

“Manu”, njeriu i çudirave që ka mundur çdo rival 11 vitet e fundit

“Manu” apo Emanuel Egbo, nigeriano-shqiptari, është njeriu i bardhebluve. Askush si ai në 11 vite nuk ka statistikat e tij te klubi Tirana. U nis si provizor dhe përfundoi si trajner stabël, që po shpall Tiranën kampione. Në 18 takime ka fituar 16 prej tyre, si dhe ka barazuar një ndeshje, që, bashkë me humbjen, prishin sezonin perfekt. Në Superiore ka grumbulluar 40 pikë, pak a shumë aq sa Tirana grumbulloi vjet gjatë gjithë sezonit.
Emanuel Egbo
Jo vetëm kaq, por për 16 javë Tirana qëndroi e pamposhtur. Arriti të fitonte aq shumë sa në kampionat statistikat janë 87 % fitore dhe 13 % të tjera barazim dhe humbje. Në Kupë Egbo nuk njeh humbje, sepse skuadrat e drejtuar prej tij kanë fituar, madje me goleadë. Për të mos folur për golat e shënuar dhe të pësuar. 50 herë skuadra nën drejtimin e tij ka tundur rrjetën e kundërshtarit, kundrejt 12 golave të pësuar. Një mesatare e lartë me më shumë se 2.77 gola për sfidë të shënuar, dhe më pak se një gol të pësuar ose 0.67 gola për ndeshje.
LUFTETARI TIRANA
Bardheblutë janë sulmi më i mirë, dhe, po të qëndrojnë me këmbë në tokë, mund të jenë edhe mbrojtja më e mirë, pasi një rrjetë larg janë nga Teuta. Statistika të frikshme për Tiranën që nën petkun e Egbosë ka ndryshuar. Thjesht tani është çështje matematike fitimi i titullit kampion. Më mirë se kaq Tirana nuk ka ku të gjejë trajner…

MATEMATIKA – Me humbjen e djeshme të Kukësit në Laç, Tirana nis festën. Bardhebluve në këtë moment që flasim u duhen vetëm gjashtë pikë që të shpallen kampionë të Shqipërisë. Nëse mundin Skënderbeun në Korçë dhe Kukësin në kryeqytet, atëherë skuadra e Egbosë shpallet matematikisht kampione e vendit. Më pranë se kurrë skuadra e Halilit nuk ka qenë afër titullit kampion.

TIRANA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"