Manovra të mëdha, Duka zgjedh Kamolezen si xhol te Kombëtarja. Nuk përjashtohet rokada e madhe e roleve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 20:38

Manovra të mëdha, Duka zgjedh Kamolezen si xhol te Kombëtarja. Nuk përjashtohet rokada e madhe e roleve

Koronavirusi ka sjellë situata të jashtëza konshme në çdo sferë të jetës. Ndër më të prekurat është edhe industria e futbollit. E teksa Shqipëria vjen pas një dështimi me Panuçin, kësaj here rrezikohet që përfaqësuesja të vuajë në rast se situata në Europë me “COVID-19” nuk do të përmirësohet, por përkundrazi do të lypë për masa të tjera shtrënguese.  Kjo, për shkak të moshës 74-vjeçare të trajnerit aktual Edi Reja. Për këtë, pritet që në Kombëtare të ketë manovra të mëdha, me anë të të cilave FSHF të mendojë për të paraprirë çdo skenar, edhe më ekstremin e mundshëm ku Kamoleze të jetë zgjidhja.kamoleze

PRAPASKENA

“Panorama Sport” ka bërë me dije ekskluzivisht se Xhankarlo Kamoleze është personi i kontaktuar dhe madje i sugjeruar nga Edi Reja për të qenë drejtori i ri sportiv i ekipeve kombëtare. E teksa dje, trajneri Edi Reja ka qenë në një videokonferencë me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare në prani të sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku, manovra të mëdha pritet të ndodhin në Kombëtare.

Duke parë situatën e trajnerit aktual të Kombëtares, aktualisht 74-vjeçar të cilin pandemia e shtrëngon të bëjë lëvizje shumë të kufizuara, atëherë i përzgjedhur nga vetë Reja, në zinxhirin e kuqezinjve nuk përjashtohet mundësia e një rokade të madhe. Gazeta mëson se mund të ketë një rrotacion të roleve, që Reja të bëhet mbikëqyrësi dhe këshilluesi për lëvizjen futbollistike të kuqezinjve dhe Kamoleze të mund të drejtojë ekipin tonë përfaqësues.kombetarja shqiperia

DUKA S’DO RASTËSI

Teksa në FSHF janë shumë diskretë se çfarë po ndodh me ekipin kombëtar, gazeta ka mësuar se presidenti Armand Duka nuk do që t’i lërë asgjë rastësisë. Duke qenë se vjen nga një zhgënjim dhe dështim i madh si Panuçi, presidenti i FSHF-së kërkon që të paraprijë çdo surprizë të pakëndshme nga pandemia në rast se periudha e vjeshtës përkon me përkeqësim dhe shtrëngim të masave në të gjithë Europën.

Të mos harrojmë moshën dhe kushtet e trajnerit Reja. Kombëtarja është shumë e rëndësishme për imazhin, të ardhurat dhe Liga e Kombeve që starton në shtator do të synohet që të shfrytëzohet si mundësia më e mirë për të tentuar edhe një herë kualifikimin në Europian.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"