Manovra me biletat ndaj Italisë, ja çmenduritë e federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 22:24

Manovra me biletat ndaj Italisë, ja çmenduritë e federatës

“Ne nuk jemi Nejmar. 75 euro për një biletë? Çmimet mund të jenë pak më të arsyeshme”. Kjo ishte revolta e tifozëve të Bajernit në ndeshjen me PSG-në. Dhe kur ankohet një gjerman se 75 euro janë shtrenjtë, atëherë çfarë duhet të thotë një shqiptar për 100 mijë lekë.

Ironia e tifozeve te Bajernit

Po, po. Aq është çmimi i biletës për të parë nga afër ndeshjen me Italinë, për të mos thënë 180 mijë lekë. Kjo e fundit është për një biletë në vendin e VIP-ave, sepse për momentin në faqen zyrtare të FSHF-së mund të prenotosh vetëm një biletë në atë sektor.

Biletat

MANOVRAT – Shitja e biletave online është një praktikë që ndiqet në të gjithë botën, por për një vend si Shqipëria ku ende mosha të caktuara nuk e kanë përqafuar ndryshimin teknologjik e kanë të vështirë të rezervojnë një biletë për të parë ndeshjet e Kombëtares.

Ashtu siç ndodhi për sfidën me Italinë. Interesimi i jashtëzakonshëm për ndeshjen ndaj një ekipi si Italia, që për shumë shqiptarë është ekipi i dytë i zemrës ka nxjerrë në pah babëzinë e FSHF-së për të fituar sa më shumë të jetë e mundur me biletat. E gjitha kjo, falë manovrave dhe “hileve” që përdoren në rezervimin online.

tifozat

Në ditët e para të hapjes së portalit mund të blije bileta të ndryshme, por shumë shpejt tribunat e tjera u bënë të paklikueshme dhe janë hequr nga shitja. Shkak është shitja e menjëhershme ose mashtrimi që mund të bëhet pas ekranit të kompjuterit për të kënaqur kërkesat ndaj zyrtarëve. Italinë sigurisht që duan ta shikojnë të gjithë, madje edhe me sforco ekonomike.

PASOJAT – Problemi është që në ndeshjet si Lihtenshtejni dhe kur kundërshtarë janë ekipe të dorës së dytë apo të tretë, stadiumi qëndron i boshatisur. Pikërisht prej manovrave që bëhen kur në Shqipëri vjen një ekip i madh.

tkz1

Ashtu siç ishte stadiumi “Elbasan Arena”. Pikërisht, prej këtyre sjelljeve të pahijshme, grupimi “Tifozat Kuqezi” kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet që luhen në vendin tonë. Diku jashtë vendit gjejnë sjellje më të hijshme ndaj tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"