“Manovra” e klubeve të Kategorisë së Dytë, u ndryshojnë lojtarëve… vendbanimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 16:59

“Manovra” e klubeve të Kategorisë së Dytë, u ndryshojnë lojtarëve… vendbanimin

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi një rregull të ri sezonin e kaluar për sa u përket klubeve të Kategorisë së Dytë. Asnjë lojtar nuk mund të aktivizohet me një skuadër jashtë qarkut të tij. Një shembull i thjeshtë, asnjë futbollist nga qarku i Tiranës nuk mund të aktivizohet me një skuadër të qarkut të Elbasanit. Por a është efektiv ky rregull? Jo! Pas një hulumtimi të bërë, “Panorama Sport” ka zbuluar se klubet janë treguar “dinakë” duke gjetur “manovrën” për të nxjerrë jashtë funksionit rregullin e ri.

Shkumbini

Por si ndodh kjo? Mjafton që lojtarët të ndryshojnë vendbanimit në qytetet përkatëse, pavarësisht se është apo jo nga ai qark dhe gjithçka është në rregull. Po ç’vlerë ka atëherë rregulli me lojtarët brenda qarkut kur klubet i shpërngulin si t’iu dojë qejfi?! Këtë përgjigje mund ta japë vetëm FSHF…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"