“Manjaku” Kovaç, kroati i fiksuar me kundërsulmin. Ndihmësi, spiun në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 20:42

“Manjaku” Kovaç, kroati i fiksuar me kundërsulmin. Ndihmësi, spiun në tribunë

Trajneri Niko Kovaç po fillon të praktikojë tak tikat e reja te Bajerni, kjo në mënyrën më funksionale të mundshme. Kroati po është fiksuar shumë në mjetet taktike që janë aplikuar edhe nga ishtrajneri spanjoll që drejtoi Bajernin, Pep Guardiola. Stërvitja e gjatë që shkon më shumë se 2 orë, të paktën kështu u zhvillua në “Tegernesee” gjatë kohës kur skuadra ishte e grumbulluar nga 2 deri më 9 gusht.

Një sjellje korrekte me lojtarët dhe gjithashtu miqësore, trajneri Kovaç nuk po e rrit skuadrën vetëm në aspektin fizik, por edhe atë mental. Ai është i fiksuar me sprintet dhe në stërvitje, lojtarët kryejnë mbi një orë ushtrime të tilla. Elementët janë ato që Kovaç u jep më shumë rëndësi, presingu është më i shpejtë dhe më i lartë se më parë. Rezistenca e lojtarëve zgjat më shumë dhe me këtë miksim trajneri kërkon një skuadër shkatërruese dhe të palodhshme. Në fakt, i tillë ishte dhe spanjolli, por sigurisht më i perfeksionuar, pasi kishte më shumë eksperiencë se kroati që vjen nga drejtimi i një skuadre si Frankfurtit.

niko kovac levandovski

KOVAÇ, NDRYSHE NGA ANÇELOTI DHE GUARDIOLA

Goditjet standarde janë një “armë” e Kovaç për të zgjidhur një ndeshje, e cila do të jetë e vështirë për t’u zhbllokuar. Këtë e pranoi edhe gjatë prezantimit të tij në Mynih. Ndërkohë, trajner si Ançeloti dhe Guardiola nuk kishin shumë besim te “rastësia”. Jup Hejnkes gjithashtu. Ata kërkonin të arrinin rezultate ku loja ishte arma kryesore. Trajnerë që kërkonin të dominonin dhe të mos linin rezultatin në mëshirën e fatit. Por, Kovaç stërvitet pa pushim për goditjet standarde, sidomos ato nga gjysma e fushës dhe goditjet e këndit. Bajerni i dikurshëm ka qenë pikërisht i frikshëm pas këtyre goditjeve, në kohën e Jurgen Klinsmanit, Karsten Jankert, Xhoavani Elber, Mario Gomesh dhe Mario Mandzukiç. Historia përsëritet thonë tifozët dhe ndoshta tani ka ardhur koha që Bajerni t’i rikthehet taktikës së vjetër.

MYLER, I DUHURI

Por, shumë veta mund të pyesin se kush mund të jetë lojtari që do të ishte gjithmonë afër portës për të shtyrë topin në rrjetë. Dhe te Bajerni ka shumë të tillë. Tomas Myler është një lojtar tipik zone, që është spostuar nga trajnerët e mëparshëm të luajë jashtë zonës. Pa harruar edhe Robert Levandovskin që mund të shënojë nga çdo pozicion. Kujtojmë që goli në minutat e fundit ndaj Mançester Junajtid erdhi pikërisht nga një goditje standarde.

“SPIUNI” HERMAN ME TELEFON NË TRIBUNË

Ndërkohë, një risi e re në Bundesligë do të aplikohet sonte në finalen e Superkupës. Ndihmëstrajneri Peter Herman do qëndrojë në tribunë dhe do e shohë sfidën nga lart, duke pasur një pamje më të mirë të asaj që ndodh në fushë dhe do informojë për çdo situatë me anë të telefonit trajnerin Niko Kovac, i cili do përdorë informacionin për të marrë vendime taktike. Kjo është hera e parë që ndodh në një ndeshje të Superkupës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"