“Manita” ndaj Elbasanit, trajneri i Pogradecit: Më kënaqën sulmuesit, duhet të jemi cinikë për pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 17:21

“Manita” ndaj Elbasanit, trajneri i Pogradecit: Më kënaqën sulmuesit, duhet të jemi cinikë për pikët

Ardjan Abazaj u kënaqet pikëve dhe zhbllokimit të sulmuesve. Trajneri i Pogradecit, pas fitorses 5-0 me Elbasanin, për gazetën evidentoi se ia dolën edhe pse pa lojtarë të parikuperuar plotësisht.
Ardian Abazaj
“E kishim vlerësuar kundërshtarin, ndaj edhe sakrifikova futbollistë që nuk ishin rikuperuar totalisht. Kur ne shënojmë, jemi më të lirshëm në fushë. Elbasani na vuri në vështirësi në momentet e para, por më pas s’e diskutuam fitoren. Ajo që më kënaqi më shumë është zhbllokimi i sulmuesve. Si ata që filluan si titullarë, ashtu edhe Topllari që erdhi nga stoli. Shpresoj që të mos ndalemi. Le t’i harrojmë sa më shpejt javët e para. Ndoshta duhet të jemi edhe pak cinikë kur duhen pikët”, tha tekniku i liqenorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"