“Manita” Maltës, Shaland mban me këmbë në tokë Kosovën: Finalen e kemi me Azerbajxhanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 21:05

“Manita” Maltës, Shaland mban me këmbë në tokë Kosovën: Finalen e kemi me Azerbajxhanin

Pas fitores së thellë, me shifrat 0-5 ndaj Maltës, trajneri i Kosovës Bernard Shaland, e pranon lojën fantastike të ekipit të tij, por thekson se finalja do të jetë ndaj Azerbajxhanit ditën e martë.

shaland

“Jam i lumtur për fitoren. Ekipi i Maltës u mbrojt mirë në pjesën e parë, dhe ne shënuam një herë. Kishim disa mundësi të vulosnim ndeshjen që në pjesën e parë, por nuk shënuam. Pasi shënuam të dytin, e kishim gjithccka më të thjeshtë. E rëndësishme ishte që shënuam 5 gola, pasi nuk duhet të shpërdorojmë rastet që krijojmë, si në ndeshjet e kaluara. Për sa i përket takimit me Azerbajxhanin, e dija që në fillim se ajo do të jetë si një finale. Ata kanë një skuadër të mirë. Mund të na rrezikojnë, pasi ëndrrën e kanë gjallë. Në Prishtinë do të jetë një takim shumë interesant.” – deklaroi Shaland.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"