Manipulimet në zgjedhjet e Shoqatës së Durrësit, Keçi: Ja shkeljet e delegatit, do e ndjekim edhe në gjykatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 9:32

Manipulimet në zgjedhjet e Shoqatës së Durrësit, Keçi: Ja shkeljet e delegatit, do e ndjekim edhe në gjykatë

Ditën e djeshme Federata Shqiptare e Futbollit doli me njoftimin se në qytetin e Durrësit, shoqata rajonale ka zhvilluar asamblenë e përgjithshme dhe anëtarët me përfaqësuesit e saj kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit, si edhe delegatët me të drejtë vote në asamblenë zgjedhore. Sipas Altion Keçit, në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, ky proces ka pasur parregullsi sepse klubi i Erzenit është përfaqësuar në atë mbledhje nga dikush që nuk e ka atë tagër dhe dokumenti që ai disponon nga bashkia, e bën atë përfaqësues në çdo event të FSHF-së.

shoqata rajonale durres

Z.Keçi, dje Shoqata Rajonale e Futbollit në Durrës ka zhvilluar asamblenë e përgjithshme dhe përfaqësues i klubit të Erzenit pretendoni se jeni ju, dhe jo personi që është paraqitur…
Unë kam një dokument nga Bashkia e Shijakut që jam unë ai që ka të drejtë vote, dhe jo ai personi tjetër. Unë nuk e kuptoj se si ka shkuar. Unë jam ai që përfaqësoj klubin e Erzenit në çdo lloj evenimenti që ka Federata Shqiptare e Futbollit, si tek asambleja, si te zgjedhjet e presidentit, si te zgjedhja e delegatëve të shoqatave rajonale.

Por, është paraqitur dikush tjetër…
Po, e vërtetë, është paraqitur Fundim Dollaku, nuk e di se si, me çfarë lloj tagri ka vajtur aty. Bashkia e ka dhënë miratimin e saj.

Çfarë mendoni se fshihet pas kësaj, kur ju keni një dokument që ju bën përfaqësues edhe aty shkon tjetër njeri?
Nuk e di ç’të them. Unë nuk përfaqësoj as Dritan Shakohoxhën, dhe as Armand Dukën. Normalisht duhet të isha unë aty ose duhet të më komunikonin nga klubi edhe të merrnim një vendim, sepse mund të shkonte edhe ai, por me miratimin tim. Nga Shoqata Rajonale e Durrësit nuk kam asnjë njoftim që të jem pjesëmarrës në mbledhjen e djeshme.

Z.Dollaku, me çfarë dokumenti është paraqitur në asamblenë e përgjithshme të Shoqatës Rajonale Durrës, që u mbajt dje?
Është paraqitur me dokument nga shoqata sepse gjasme klubi është kthyer në shoqatë, por klubi është 100% i Bashkisë së Shijakut dhe është kryetari i saj që i merr vendimet.

A do ta ndjekë Bashkia e Shijakut këtë shkelje?
Normalisht që po, pse jo, edhe në gjykatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"