“Maniaku” Flik, i pakënaqur edhe pas fitores 8-0. Ja çfarë i kërkoi lojtarëve të bënin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 15:06

“Maniaku” Flik, i pakënaqur edhe pas fitores 8-0. Ja çfarë i kërkoi lojtarëve të bënin

Mentaliteti fitues që ky njeri (Flik) ka instaluar te Bajerni i Mynihut është diçka që nuk është parë kurrë në të kaluarën ose të paktën në dekadën e fundit. Mund të themi se skuadra kërkon vetëm të shënojë dhe nuk ndalet edhe kur janë duke fituar me rezultatin 7-0. Zakonisht, këto gjëra ndodhin kur ke shënuar pak gola dhe kërkon të përmirësosh rezultatin, por jo. Te Bajerni është mënyra e të luajturit, aty të gjithë gjejnë kënaqësinë e të luajturit. Kjo skuadër ka vetëm uri, uri për lojë të bukur, për gola dhe për të fituar. Kjo dallohet lehtë.

Flik3

Rasti i fundit ishte ai i trajnerit Hansi Flik, i cili në minutat e fundit të lojës u kap nga kamerat e televizorit i nxirë në fytyrë pas një rasti të humbur për të shënuar golin e nëntë. Po, po, goli i nëntë. Që Flik është një trajner ambicioz, ky nuk është një sekret. Golat e shumtë i provuan në sezonin e kaluar skuadra si Totenhem, Çelsi dhe Barcelona. Për Flikun, përveç lojës, ajo që është e rëndësishme është të shënosh. Nuk ka rëndësi se sa pëson, nëse shënon më shumë se kundërshtari, gjithmonë fiton. “Mund të kishim shënuar 4 gola të tjerë në pjesën e parë.

Nuk duhet të humbasim raste të pastra”, tha ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke lënë të befasuar shumë gazetarë të pranishëm të cilët në fillim menduan se trajneri gjerman po bënte shakanë e radhës, por nuk ishte kështu dhe kjo u kuptua menjëherë. “Ne sapo kemi fituar tripletën dhe nuk do të ndalojmë këtu, nuk është ky qëllimi ynë.

Flik2

Duam të bëjmë më mirë se sezonin e shkuar”, tha Flik, por nuk është vetëm trajneri që ka këtë mentalitet. Tomas Myler u kap gjithashtu nga kamerat kur u bërtiste shokëve të skuadrës në minutën e 72-të, teksa rezultati ishte 7-0, duke u thënë: “Vazhdoni shtyni përpara, kuptuat? Nuk duhet të dorëzohemi!” Ky mentalitet është në mendjen e Bajernit që në kohën e krijimit të klubit më të titulluar në Gjermani. Vetëm se tani ai është më i theksuar se kurrë. Flik pa dyshim ka nisur të fitojë zemrat e të gjithëve në Mynih, është praktikisht e pamundur ta urresh këtë njeri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"