“Mane zhvilloi një sezon të shkëlqyer”, flet Mesi: Është turp që senegalezi nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 16:54

“Mane zhvilloi një sezon të shkëlqyer”, flet Mesi: Është turp që senegalezi nuk…

Leo Mesi fitoi “Topin e Artë” para pak ditësh, duke i bërë plot gjashtë të tillë.MESI MANE

Së fundmi ylli argjentinas ka dhënë një intervistë, ku u shpreh se ishte i habitur që sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane, nuk u renit në tre të parët. “Është turp ta shikosh Manenë të renditet në vendin e 4-t. Unë mendoj se ai duhet të ishte në tre vendet e para. Sidoqoftë, këtë vit mendoj se shumë lojtarë kishin një sezon të shkëlqyer.

Mane kishte një vit të shkëlqyer, ashtu siç e kishte edhe Liverpuli. Prandaj unë e zgjodha atë të parin për ‘Topin e Artë’. Siç e thashë më lart kishte shumë lojtarë të mirë këtë vit, dhe ishte e vështirë të zgjidhje një.”, u shpreh Mesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"