Mane zbulon objektivat e Liverpulit: Duam titullin dhe Championsin, jam më i shpejtë se…Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 14:01

Mane zbulon objektivat e Liverpulit: Duam titullin dhe Championsin, jam më i shpejtë se…Salah

Sadio Mane ka zbuluar objektivat sezonal të Liverpulit. Gjithashtu senegalezi flet edhe për marrëdhënien me Klopin dhe “rivalitetin” me Salah. Në një intervistë për “Marca”, ai shprehet se ekipi do të bëjnë të pamundurën të fitoj kampionatin, që mungon që prej 1990 te Liverpuli.

skysports-merseyside-derby-derby-day-liverpool-mohamed-salah-sadio-mane-premier-league_4179236

Kampionati

Është sfidë e madhe. Ky është dhe shkaku se pse klubi ka firmosur me lojtarë të mëdhenj. Duam të bëjmë diçka të veçantë pa presion të tepërt. Të gjithë flasin për ne por duhet ti marrim ndeshjet me rradhë. Është ende herët për të folur për trofe, sepse jemi në fillim të sezonit. Objektivi ynë është tituli dhe Liga e Kampionëve.

Klop

Është një person që e dashuron atë që bën. Ai të motivon dhe përmirëson në çdo moment. Krijon një lidhje të veçantë me futbollistët dhe kjo është një shtysë e madhe. Jam rritur shumë në drejtimin e tij dhe jam i lumtur që e kam trajner

Idhulli në futboll

Idhulli im ka qenë Ronaldinjo dhe jam frymëzuar nga ai. Për momentin nuk kam ndonjë lojtar të veçantë që e admiroj, por janë një grup futbollistësh që unë i ndjek për tu përmirësuar

Salah

Unë jam më i shpejtë se ai. Nëse do të garonim do të fitoja unë. Në distancë të shkurtër ai është më i shpejtë, por në 100 apo 200 metra fitoj unë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"