Mane, ylli më i paguar i Bundesligës. Sulmuesi lë pas dy kapitenët e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 0:04

Mane, ylli më i paguar i Bundesligës. Sulmuesi lë pas dy kapitenët e Bajernit

“Bayern Insider” zbulon tabelën e re të pagave të kampionëve të Gjermanisë. Pas largimit të Robert Levandovskit (sulmuesi polak ishte lojtari më i paguar i rekordmenëve gjermanë me një rrogë 24 deri në 26 milionë euro në vit), tashmë në klub ka një tjetër emër që paguhet më shumë se çdokush tjetër. Dhe ai nuk vjen nga hierarkia e vjetër e skuadrës, por është transferimi i kësaj vere, Sadio Mane.

mane

Sulmuesi senegalez u transferua nga Liverpuli për 32 milionë euro plus 9 milionë euro bonuset dhe u tha se nuk vjen për të zëvendësuar direkt bomberin 33- vjeçar, i cili kërkoi të provonte një aventurë të re te Barcelona këtë sezon. Megjithatë, 30-vjeçari, i cili fitoi çdo trofe në “Anfield Road” gjatë gjashtë sezoneve të tij me skuadrën e Jyrgen Klopit, është aktualisht lojtari më i paguar i Bajernit dhe i gjithë Bundesligës.

Sipas informacioneve të “Bild”-it, sulmuesi i cili përflitej për një rrogë 20 milionë euro në vit, do të paguhet me rreth 2 milionë më shumë (22 milionë), duke u vendosur në krye të hierarkisë financiare në tabelën e pagave të klubit kampion. Kampioni i Afrikës ndiqet në hierarki nga kapitenët Manuel Nojer (përfiton një rrogë deri në 21 milionë euro në vit) dhe Tomas Myler (rroga e sulmuesit është 20.5 milionë euro në vit).

asdsadsadsadasd

Pastaj lojtarët më të vlerësuar janë tre dribluesit e sulmit të Julian Nagelsmanit: Leroi Sane (20 milionë euro), Kingsli Koman (20 milionë euro) dhe Serzh Gnabri (19 milionë euro), të cilët janë pothuajse në nivel të barabartë pagash. Në këtë treshe ka kapërcyer edhe kapiteni i tretë Joshua Kimish (19.5 milionë euro). Në fakt, mesfushori gjerman i drejtoi vetë bisedimet për kontratën e tij të re, duke i kursyer vetes komisionin e menaxherit (zakonisht 10 deri në 20 për qind të pagës vjetore të lojtarit).

Matajs de Ligt, një tjetër kampion që hoqi dorë nga paga e tij e lartë te Juventusi vetëm për t’iu bashkuar gjigantëve të Bundesligës, ka një rrogë prej 16 milionë eurosh në sezon. Në Torino, qendërmbrojtësi 22- vjeçar kishte një rrogë bazë 10 milionë euro në vit, por atje shifrat diskutohen neto dhe jo bruto.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO = PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"