Mane nuk ka dëmtim serioz, por Liverpuli kërkon “yllin” e Realit. Ka gati 70 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 21:53

Mane nuk ka dëmtim serioz, por Liverpuli kërkon “yllin” e Realit. Ka gati 70 milionë euro

Edhe pse lajmi i mirë është që Sadio Mane nuk ka asgjë serioze, pas daljes nga fusha në ndeshjen me Uolvesin (një javë pushim për të rikuperuar forcat për afrikanin), te Liverpuli nuk duan që t’i lënë asgjë rastësisë edhe në rast të ndonjë problemi në fazën e dytë të sezonit. 

Mane

Madje, edhe pse kanë fituar 22 nga 23 ndeshjet e Premier Ligës (një e kanë barazuar), Jyrgen Klop duket se është gati t’i shtojë një tjetër yll grupit të tij të frikshëm të lojtarëve.

iskop

Pas Minamotos, emri i radhës që trajneri gjerman kërkon është ai i Iskos. Mesfushori, i cili ka humbur gjurmët te Reali i Madridit, me vetëm 17 prezenca dhe 1 gol të shënuar, mund të joshet nga oferta e Liverpulit, pasi këta i kanë bërë dje Realit një ofertë prej 70 milionë eurosh.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"