Mane i dorëzon titullin Sitit: Tani duam të fitojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 18:56

Mane i dorëzon titullin Sitit: Tani duam të fitojmë…

Vit me të vërtetë i vështirë ky i Liverpulit, që si kampion në fuqi i Premier Ligës ka dalë jashtë garës për të mbrojtur titullin.

mane

Për sulmuesin Sadio Mane, kjo temë duhet hipotekuar. I intervistuar nga “ESPN Brazil”, senegalezi komentoi objektivat e vërtetë të skuadrës së tij, pa e fshehur zhgënjimin se si kanë shkuar gjërat në kampionat: “Në fillim të sezonit, objektivat tanë përfshinin fitoren e turneve të ndryshëm, Ligës së Kampioneve, Premier Ligës dhe Kupës së Ligës.

Mendoj se çdo klub i madh dhe çdo futbollist e nis sezonin me këto objektiva. Por ka shumë pak për të bërë tashmë, sepse shkëputja e Sitit është shumë e madhe. Sigurisht, kemi premtuar që të mos dorëzohemi, por tani objektivi ynë kryesor është të renditemi mes 4 ekipeve të para në fund të sezonit. Tani duhet t’i përqendrojmë forcat tona për të fituar Ligën e Kampioneve. E dimë që do të jetë e vështirë, sepse luajmë me ekipet më të forta të Europës, por mund t’ia dalim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"