Mane flet me elozhe për trajnerin: Klop është si një baba për ne, kemi frikë prej tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 19:12

Mane flet me elozhe për trajnerin: Klop është si një baba për ne, kemi frikë prej tij

Sadio Mane po tregon një formë shumë të mirë te Liverpuli, teksa në sezonin e fundit ishte një nga lojtarët kryesorë për fitimin e Ligës së Kampionëve.klopp-mane-new-640x360

Sulmuesi ka shkëlqyer nën urdhrat e Klopit, me këtë të fundit që ishte personi që e donte me çdo kusht në vitin 2016, kur lojtari luante për Sauthemtonin.

27-vjeçari ka dhënë një intervistë së fundmi, ku nuk i kursen elozhet për trajnerin e ti: “Klop është si babai ynë. Midis nesh gjithçka shkon shumë mirë. Në të gjithë e duam atë sikur ta kishim baba, dhe sigurisht kemi frikë prej tij, si një fëmijë i vogël që ka frikë nga prindi i tij.

Trajneri zë një vend të madh në jetën tim, jo vetëm në aspektin e futbollit. Është një njeri i mrekullueshëm, të cilit i besoj verbërisht dhe besoj se kështu është edhe për lojtarët e tjerë.”, u shpreh senegalezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"