Mane është gati të udhëtojë drejt Mynihut, shtëpinë po ia gjen një shok skuadre të Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2022 | 19:00

Mane është gati të udhëtojë drejt Mynihut, shtëpinë po ia gjen një shok skuadre të Liverpuli

Sadio Mane është i bindur se gjatë kësaj vere do t’i japë lamtumirën Liverpulit për t’u bashkuar me Bajern Mynih. Ylli senegalez pret vetëm që klubet të bien dakord për parametrat financiarë të transferimit, pasi personalisht ka një akord me bavarezët dhe ka arritur deri aty sa ka filluar të planifikojë që tani se ku do të jetojë në Mynih.

P2021-05-08-Liverpool_Southampton-50

Sipas “SportsMail”, Mane i ka kërkuar shokut të tij të skuadrës te Liverpuli, Tiago Alkantara, që të përdorë shtëpinë e këtij të fundit në Gjermani për të banuar. Tiago Alkantara ka kaluar 7 vite në Mynih para se t’i bashkohej Liverpulit në vitin 2020. Shtëpia e tij në qytetin gjerman ka qenë e zbrazur që kur ai u zhvendos drejt Anglisë për t’iu bashkuar ekipit të Klop.

Tani Mane duket se është gati të zhvendoset atje dhe të dy lojtarët kanë pasur diskutime të gjata rreth mundësisë që senegalezi të banojë pikërisht në banesën e spanjollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"