Mane dhe Obamejang janë në listën e Barcelonës, Ksavi shpjegon pse do të dështonin që të dy

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 22:06

Mane dhe Obamejang janë në listën e Barcelonës, Ksavi shpjegon pse do të dështonin që të dy

Barcelona kërkon të përforcohet në sulm këtë merkato. Në listën e dëshirave janë ndër të tjerë edhe sulmuesi i Arsenalit Peirre-Emerik Obamejang dhe ai i Liverpulit Sadio Mane.

ksavii

Por, ish-mesfushori Ksavi Hernandez mendon se Barcelona nuk duhet të nënshkruajë me asnjërin nga këta dy sulmues, për vetë faktin që të dy mund të luajnë shumë mirë futboll të hapur, ama Barça ka nevojë për futbollist që luan në hapësira të ngushta.

MANE

“Mane dhe Obamejang të mbysin në hapësira të hapura. Por Barcelona ka nevojë për lojtarë që luajnë në hapësira të ngushta. Kur mendoj për një futbollist të tillë e kam të vështirë të them një emër. Eto ishte perfekt, ashtu siç është dhe Suarez,” deklaroi Ksavi.

obamejang

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"