Mançini zbulon listën e Italisë, risi në skuadër ndërsa në sulm…Baloteli

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 1, 2018 | 22:46

Mançini zbulon listën e Italisë, risi në skuadër ndërsa në sulm…Baloteli

Jemi shumë afër fillimit të Ligës së Kombeve dhe i fundit që ka bërë të ditur listën me lojtarët e grumbulluar për këtë kompeticion është trajneri Roberto Mançini. Në planet e italianit është edhe Mario Baloteli i cili ka treguar vlerat e tij në skuadrën e Ncës . Megjithatë një konkurrent të fuqishëm ka Baloteli në skuadër dhe ai është Andrea Beloti.

mancini

Ndërkohë në listën e lojtarëve ka edhe risi të zgjedhura nga trajneri i “Azzurëve” si Lazari, Biragi apo Zaniolo. Ndërkohë më poshtë ndiqni listën e plotë të lojtarëve.

baloteli
LISTA E PLOTË E ITALISË
Portierë: Xhanluixhi Donaruma, Alesio Kranjo, Matia Perin, Salvatore Sirigu

Mbrojtës: Kristiano Biragi, Leonardo Bonuçi, Matia Kaldara, Xhorxhio Kiellini, Domeniko Krishito, Emerson Palmieri Dos Santos, Manuel Lazari, Alesio Romanjoli, Daniele Rugani, Davide Zapakosta

Mesfushorë: Nikolo Barela, Marko Benasi, Brajan Kristante, Roberto Galjardini, Frello Horge Luiz Zhorzhinjo, Lorenco Pelegrini, Nikolo Zaniolo

Sulmues: Mario Baloteli, Andrea Beloti, Domeniko Berardi, Federiko Bernardeski, Xhiakomo Bonaventura, Federiko Kieza, Çiro Imobile, Lorenco Insinje, Pietro Pelegri, Simone Zaza.






www.minuta90.com