Mançini pranon problemin e madh të Italisë: Nuk është më një detaj, goli duhet zgjidhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 19:11

Mançini pranon problemin e madh të Italisë: Nuk është më një detaj, goli duhet zgjidhur

Aventura e parë e Roberto Mançinit tek Interi, ajo e sezonit 2004-2005, përfundoi me një rekord kurioz: 15 barazime në 23 ndeshjet e para të Serisë A, ndërsa në fund të sezonit regjistroheshin 18 fitore dhe 18 barazime. Por, me sa duket, e njëjta “sindromë” po e ndjek edhe në aventurën e tij të parë në kombëtare, duke qenë se tashmë janë bërë katër ndeshje radhazi në shtëpi që ofrojnë shenjën “X” në fund.

mancini

Gjithsesi, edhe pse Portugalia arrin të sigurojë gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, Italia ofron 60 minuta futbolli cilësor, por në fund shpërdoron shumë dhe ky tashmë konfirmohet si një problem për t’u zgjidhur. “Bëmë një ndeshje fantastike, sidomos pjesa e parë, në të cilën jo vetëm dominuam, por edhe më shumë sesa kaq. Prandaj, është normale që në 20-25 minutat e fundit të kesh rënie fizike dhe të tolerosh diçka.

Nëse deri dje mendoja se goli ishte një defekt i përkohshëm, tashmë mendoj se nuk është thjesht rastësi, një detaj. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se duhet të bëjmë Imobilen fajtor. Jemi të gjithë si skuadër që duhet të bëjmë gjërat më mirë përpara portës, duke parë se sa shumë raste ndërtojmë.

Megjithatë, nëse ky është një problem që duhet zgjidhur, kjo ishte një tjetër ndeshje, një tjetër hap pozitiv dhe përpara për ne, duke mos harruar në asnjë moment që përballë kishim Portugalinë, kampionët e Europës në fuqi, që edhe pse pa Kristiano Ronaldon, janë për momentin një hap sipër nesh”, u shpreh trajneri italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"