Mançini: Pirlo është me fat, nuk prisja që Juventusi të eliminohej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 15:10

Mançini: Pirlo është me fat, nuk prisja që Juventusi të eliminohej

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini thotë se Atalanta mund të luajë me besim ndaj PSG-së dhe i uron Andrea Pirlos fat tek Juventusi. Atalanta luan ndaj PSG-së në çerekfinalet e Championsit dhe Mançini pyetet nëse ekipi italian mund të shkojë më tej në Ligën e Kampionëve.

pirlo-940x627 (1)

“Le të qetësohemi dhe të mendojmë se PSG është një ekip i madh dhe me eksperiencë”, tha Mançini për “Gazzetta Dello Sport”. Ato do kenë shumë mungesa, larguan Kavanin, nuk do kenë Di Marian, Verratin, Mbapen dhe disa të tjerë janë në dyshim. Kampionati francez u ndal që në mars dhe Atalanta ka çdo të drejtë të luajë me besim në çerekfinale”. Juventusi u eliminua nga Lioni në Champions dhe bardhezinjtë shkarkuan Sarrin dhe në vend të tij emëruan Andrea Pirlon. “Nuk prisja që Juventusi të eliminohej. Isha i sigurtë që ata do avanconin. Por ishte një vit i paparashikueshëm. Sarri nuk mundi të përçonte futbollin e tij. Pirlo është me fat. E filloi që në fillim me një skuadër të madhe. Ndoshta edhe unë nuk e fillova shumë poshtë, por e fillova me Fiorentinën jo me Juventusin.

Pirlo ka njohuri të mira për futbollin. Do më pëlqente të punoja me të. Ka gjithmonë një herë të parë. Pirlo hapi rrugën e tij. I uroj fat”, përfundoi Mançini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"