Mançini pas humbjes me Portugalinë: Nuk jemi në gjendje të shënojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 10:04

Mançini pas humbjes me Portugalinë: Nuk jemi në gjendje të shënojmë…

Trajneri italian ishte i shqetësuar pas humbjes ndaj Portugalisë në Lisbonë. Një performancë e dobët e skuadrës së tij në ndeshjen e së premtes me Poloninë që përfundoi me rezultatin 1-1. Një tjetër natë pa ngjyra ishte ajo se mbrëmjes së djeshme për “axurrët”, që kanë vënë jo pak në pikëpyetje kualifikimin e skuadrës.

roberto-mancini-italia-1-750x430|

Mançini pas ndeshjes ishte shumë i zhgënjyer dhe deklaroi se skuadra duhet të reagojë sa më shpejt. “Lojtarët e rinj duhet të rriten, nuk kemi shumë alternativa. Duhet të përmirësohemi në aspektin fizik, kështu çdo gjë do të ishte më e lehtë për ne. Skuadra nuk është shumë efeciente në momentin që sulmon. Na mungon fantazia për të zgjidhur situatat e ndryshme në lojë. Kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Mançini. Eksperienca e pakët, gjunjë të rënduar dhe mangësia për t’u shfaqur të rrezikshëm përballë portës janë një sinjal për vuajtjet që kombëtarja italiane po pëson. “Nuk jemi të rrezikshëm përballë portës së kundërshtarit”, vazhdon më tej Mançini.

“Nuk jemi në gjendje të shënojmë, ky është problem që duhet zgjidhur. Bëjmë shumë gabime dhe për këtë duhet të punojmë gjithashtu. Djemtë dhanë gjithçka çfarë kishin në fushën e lojës. Në pjesën e parë kishim një zotërim më të madh të topit dhe sulmuesit patën disa mundësi për të kombinuar ndërmjet tyre. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe si rrjedhojë mungesa e eksperiencës e bën më të vështirë për ta dhe për skuadrën”. Humbja e vendos Italinë në një pozicion shumë delikat dhe rreziku nga një dështim i mundshëm është i madh dhe nuk duhet nënvlerësuar.

41473072_10155943263418831_956074486187163648_o

Italianët janë ende në fazë formimi, trajneri Mançini ka sjellë në skuadër shumë lojtarë të rinj, por ka edhe nga ata që kanë luajtur mjaftueshëm për të pasur eksperiencën e duhur. Humbja në Lisbonë është shqetësuese duke parë mënyrën e lojës së skuadrës. Shumë gabime në mesin e fushës duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të ishte shumë i rrezikshëm përball portës. Pas barazimit zhgënjyes ndaj Polonisë në Bolonja të premten, tani vjen edhe humbja në ndeshjen e dytë të Ligës së kombeve për trajnerin e Mançini që duhet të mendojë shpejt një zgjidhje për të dalë nga situata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"