Mancini në krye të Italisë, ja detaji qe e lidh me 10 emra të mëdhenj të “axurrëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 22:00

Mancini në krye të Italisë, ja detaji qe e lidh me 10 emra të mëdhenj të “axurrëve”

Roberto Mancini është emëruar edhe zyrtarisht trajneri i ri i Italisë, pas dështimit të Xhian Piero Venturës për të siguruar një vend për në Botërorin e Rusisë.

mancini

Federata Italiane ka vendosur t’ia besojë këtë post Mancinit, një ish-lojtari që e ka veshur edhe në fushën e blertë fanellën e kaltër. Por më parë, postin e trajnerit pasi kanë qenë futbollistë, e kanë provuar edhe 10 emra të tjerë të njohur në Itali, ku përmendim: Karlo Karçanon, Xhovani Ferrarin, Fulvio Bernardini, Enzo Bearzot, Çesare Maldini, Dino Zof, Xhovani Trapatoni, Roberto Donadoni, Antonio Konte dhe Luixhi di Biaxhio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"