Mançini me “dhimbje” koke, mesfushori i Interit humbet ndeshjet e kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 13:27

Mançini me “dhimbje” koke, mesfushori i Interit humbet ndeshjet e kombëtares

 

Stefano Sensi, mesfushori i Interit dhe Kombëtares italiane, u dëmtua ditën e djeshme ndaj Juventusit, dhe do të humbasë ndeshjet e përfaqësueses për kualifikueset e Europianit, me Greqinë dhe Lihteshtajnin.

stefano sensi

 

Lojtari do të qëndrojë në Milano, të trajtohet në mënyrë sa më të mirë dhe të jetë gati për Interin.

Nga ana tjetër siç raporton “Sport Mediaset”, në dyshim është edhe Florenci, i cili është me grip dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për sfidat e Italisë në 12 dhe 15 tetor.

Ai humbi dhe ditën e djeshme, ndeshjen e Romës me Kaljarin.

Të dy këta lojtarë po kalojnë një formë të mirë, këto dy muaj dhe do ishin armë të forta për Mançinin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"