Mançini: Italia ime do luajë në sulm

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 7, 2018 | 15:29

Mançini: Italia ime do luajë në sulm

Mançini në “sh tëpinë” e tij, në Bolonjë. Është një fillim i ri. Viti zero për Italinë pas eliminimit nga Suedia në “play-off”-et e vlefshme për Botërorin rus. “Në një grup me tri skuadra nuk lejohen gabime. Dhe nuk ka kohë për të humbur, duhet të japim maksimumin”.

Mancini Imobile

Në Bolonjë kanë qenë fillesat e tij si lojtar në Serinë A, ndërsa sot do jetë e para (në një ndeshje zyrtare) si trajner i kombëtares “axurre”: “Kur debutova si futbollist këtu në Bolonjë isha shumë i emocionuar, isha pak më shumë se 16 vjeç dhe në ato vite të gjeje hapësirë në një skuadër si Bolonja, ishte e vështirë. Nesër (sot) do kem të parën në krye të përfaqësuese: një emocion i madh. Tarkizio Burgnish ishte trajneri që më dha mundësi të debutoja: një person shumë i rëndësishëm në jetën time, nuk do rresht kurrë së falënderuari”.

BALOTELI DHE FORMACIONI – Mentaliteti duhet të jetë i qartë që në fillim: “Duhet të luajmë për sulmuar e për të fituar. Italia u eliminua duke mos i shënuar asnjë gol Suedisë: ka edhe raste të tilla”. Polonia dhe Portugalia janë dy skuadra që nuk duhen nënvlerësuar. “Mendoj se është më mirë të luash për tri pikët sesa një miqësore. Në këtë pikë do jetë një eksperiencë e nevojshme, kemi shumë lojtarë në moshë të re. Janë, megjithatë, lojtarë mjaft ekspertë dhe kjo është diçka pozitive. Baloteli? Më shqetësojnë ata që kanë luajtur më pak nga fillimi i këtij sezoni.

ita
Pas tri javësh lojtarët nuk janë në maksimumin e formës. Do angazhohemi në një ndeshje çdo tri ditë, ndaj rotacioni do jetë i domosdoshëm. Formacionin e kam vendosur, por fillimisht mendoj se është e drejtë që ta dinë lojtarët. Pasi t’ia komunikoj skuadrës, nesër (sot), do e keni edhe ju”.

pol

POLONIA – Në fund analizon kundërshtarin e radhës. “Poloninë e kemi studiuar, – vijon Mançini. – Ka lojtarë cilësorë, është një nga skuadrat më të mira në Europë: luajnë Levandovski, Milik e shumë të tjerë. Objektivi ynë është të kualifikohemi për Europianin e radhës, në këtë turne do kuptojmë në cilën pikë jemi”.





www.minuta90.com