Mançini i zhgënjyer nga Italia e tij: Krijojmë shumë dhe shënojmë pak, kjo është mangësia jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 10:41

Mançini i zhgënjyer nga Italia e tij: Krijojmë shumë dhe shënojmë pak, kjo është mangësia jonë

Roberto Mançini është i zhgënjyer, sepse sërish i duhet që të paraqitet me duart në xhepa përpara gazetarëve. “Ishte një mëkat që nuk fituam, por, me sa duket, i tillë është ky moment për ne. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, sivjet ndërtuam shumë, por shënuam fare pak dhe kjo është mangësia më e madhe që kemi treguar gjatë aventurës sime në stolin ‘axurr’, – shprehet trajneri i kombëtares së Italisë, pas miqësores me Ukrainën. – Tredhëmbëshi Insinje-Bernardeski-Kieza funksionoi?

mancini

Kishim përparësi dhe shpejtësi në pjesën e parë, por edhe në të dytën, por siç e thashë, mungoi korrektësia. Nëse krijon 6-7 raste për gol, për një skuadër normale duhet të shfrytëzosh gjysmat e tyre, por ne nuk ia arritëm. Skuadra doli jashtë skemave pas barazimit? Jo, mendoj se është diçka normale, sepse sërish kërkuam të gjenim avantazhin, por normalisht duke rrezikuar edhe diçka prapa.

Kur bën shumë zëvendësime, këto janë gjëra që ndodhin, por unë mendoj se kjo ishte ndeshja më e mirë që kemi bërë nën drejtimin tim, – vazhdoi Mançini, që në fund e mbyll me ndeshjen që e pret të dielën. – Me Poloninë pranohen vetëm tri pikët? Ky është objektivi, ne do të kërkojmë dhe do të luftojmë që të fitojmë të parën në Ligën e Kombeve. Tani kemi 4 ditë për të karikuar forcat, për të kolauduar disa gjëra dhe për të luajtur për fitore në Poloni”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"