Mançini është i bindur: Nëse Italia do shkonte në Katar, kishte shanse për ta fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2023 | 10:53

Mançini është i bindur: Nëse Italia do shkonte në Katar, kishte shanse për ta fituar

Italia ka qenë mungesa e madhe e Botërorit 2022 në Katar. Por nëse do të ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet, do të kishte shanse reale për ta fituar atë. Kjo është bindja e trajnerit Roberto Mançini, i cili ka deklaruar në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport” se duke parë futbollin e luajtur gjatë këtij aktiviteti, kishte idenë e qartë që skuadra e tij do të kishte pasur shanse që t’i shkonte deri në fund.

MANCINI

“Është shumë e thjeshtë të flasësh më vonë. Unë isha çekuilibruar para aktivitetit për Argjentinën pasi për Mesin, më i miri në 20 vitet e fundit, të mbyllte karrierën pa fituar një Botëror, nuk do të kishte qenë e drejtë.

Por Italia, kur është, është e rrezikshme për këdo. Për këtë arsye kam thënë gjithmonë se kishim objektiv ta fitonim dhe sot e them se mund të luanim shanset tona. Po, edhe për të tentuar që ta fitonim. Shpresoj që futbollistëve të mi t’u ketë dhembur aq sa mua teksa e shihja në TV. Mendoj se po, e dinin edhe ata që do të kishin bërë një paraqitje të mirë dhe e dinë që është e nevojshme që të përgatiten sa më mirë për momentet vendimtare të kualifikueseve të ardhshme”, tha Mançini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"