Mançini: Baloteli? Marr kë meriton, për fitore edhe të kualifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 13:08

Mançini: Baloteli? Marr kë meriton, për fitore edhe të kualifikuar

Dy ndeshje që në teori nuk kanë asnjë vlerë, por që në të vërtetë mund të peshojnë: për renditjen globale, për përgjigjet që Roberto Mançini pret nga grupi, edhe nga të thirrurit e fundit. Por, edhe për t’u mësuar me presionin në nivele të larta, duke llogaritur faktin që më pas deri në fund të marsit trajneri nuk do ketë më mundësi të punojë me skuadrën e tij. 

roberto mancini

Për këtë arsye, Mançini mendon se mbi të gjitha ai në Bosnjë do jetë një test i rëndësishëm: stadium i vogël, i mbushur dhe ata mund të shkojnë ende në Europian falë Ligës së Kombeve. “Ndeshjen më të mirë të grupit e bënë në Torino kundër nesh. Pa harruar që duhet të paraqitemi mirë në Palermo: do ndryshoj, por jo në masë, edhe pse më pas deri në mars nuk kam më kontakt me lojtarët”. Kundër Bosnjës dhe Armenisë kombëtarja italiane do ketë rastin të përmirësohet akoma më shumë: “Jemi të kualifikuar, po duhet të punojmë mbi disa situate loje. Bosnja do luajë në 200% dhe për ne do jetë një test i rëndësishëm. Do kërkojmë fitoren”.

italiaa

VAR-I – Në Europian do llogaritet edhe VAR-i, por mbi çështjet e arbitrimit Mançini shprehet i prerë: “Jemi kombi i polemikave, na pëlqen t’i bëjmë pas ndeshjeve dhe do arrijmë të gjejmë diçka edhe kur ndeshja shkon mirë. VAR-i ka përmirësuar disa situata, pjesën më të madhe, edhe pse qëndron problemi i kohëve. Rregullat ndryshojnë çdo vit, kështu arbitrat e kanë të vështirë”.

SKUADRA – Mançini, ndërkohë, studion lojtarët e tij edhe nëpër kampionate dhe i ka idetë e qarta: “Fakti që Florenci angazhohet pak, nuk është problem, do të thotë që e kemi të freskët për ndeshjet e Europianit. Di të mbulojë disa role dhe për këtë arsye është thelbësor. Mançini mund të luajë edhe në mesfushë, por për sa na takon, është mbrojtës. Zaniolo? Duhet të fitojë çdo fjalë, ka nevojë të rritet. Baloteli? Do grumbullohen ata që meritojnë, nëse i thërras, do jetë sepse kanë fituar besimin tim në fushë dhe jo për arsye të tjera”. Lidhur me fjalët e Kontes dhe shfryrjen për mungesën e eksperiencës të Barelës dhe Sensit, Mançini shtoi: “Nuk e di se përse u shpreh ashtu. Janë dy lojtarë të mrekullueshëm të kombëtares. Nuk kanë eksperiencën e atyre që luajnë prej 10 vitesh në Champions, por me ne kanë zhvilluar ndeshje pozitive.

sarri ronaldo

RONALDO DHE SARRI – Në fund, një koment mbi episodin mes Ronaldos dhe Sarrit: “S’di të flas për dinamikat, kam lexuar vetëm lajmet. Futbollistët duhet të kenë respekt për shokët e skuadrës. Në disa raste mund të ketë ndonjë sjellje jashtë limiteve. Do kërkojë ndjesë dhe do kalojë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"