Mançesteri nuk ndalet në merkato, firmos talenti portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 16:44

Mançesteri nuk ndalet në merkato, firmos talenti portugez

Diogo Dalot është zyrtarisht pjesë e Mançester Junajtid. Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur për shifrën 17.4 milionë paund me “djajtë e kuq” dhe është prezantuar nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Mancesteri

Portugëzi ishte pjesë e Portos, dhe debutoi në kampionat në fillim të vitit. Dalot u pëlqye nga trajneri Murinjo, i cili besoj te kualiteti i 19-vjeçarit, dhe shpreson që në të ardhme ai të bëhet një futbollist i madh.

“T’i bashkohem Mançester Junajtid është një mundësi e pabesueshme për mua. Unë jam rritur në akademinë e Portos dhe i jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua.

untitled_collage_79_0

Por mundësia për të luajtur në një klub kaq të madh nuk mund të refuzohet. Po pres me padurim të stërvitem nën urdhrat e Zhoze Mourinjos dhe të mësoj gjithçka që mundem nga një trajner si ai”, u shpreh mbrojtësi gjatë prezantimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"