Murinjo sulmon De Burin: Është trajneri më i dobët i historisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 13:47

Murinjo sulmon De Burin: Është trajneri më i dobët i historisë

Një tjetër konferencë me benzinë dhe zjarr. Këtë herë jo më në vigjiljen dhe pas ndeshjes me Liverpulin, por përpara sfidës së 1/8-ave të Champions-it kundër Sevijes. Protagonisti është po ai, Zhoze Murinjo. Ndryshon vetëm shënjestra. Nuk është më Geri Nevil, por Frenk De Bur.

De Burn

“Është fatkeqësi që trajneri i Rashfordit është Murinjo. Normale do ishte që t’i japësh kohë dhe mundësi për të bërë gabime, por Murinjo nuk është i tillë. Ai dëshiron të arrijë rezultate dhe nëse luan një apo dy ndeshje të këqija, je jashtë. Rashford është një futbollist i vërtetë, shumë i ri, ka nevojë të luajë, është shumë i talentuar dhe do donim ta shikonim çdo javë”, deklaroi ish-trajneri i Kristal Palasit.

Murinjo

Replika e Mout nuk vonoi: “Kam lexuar disa deklarata nga trajneri më i dobët i gjithë historisë së Premier Ligës, me 7 humbje dhe asnjë gol të shënuar në po kaq ndeshje. Rashford nuk ka asgjë për të mësuar nga unë? Ndoshta me të do të më- sonte sesi të humbte, sepse ai humbi çdo ndeshje”. 20-vjeçari mund të ruajë vendin e titullarit ndaj Sevijes, pas dopietës që i shënoi Liverpulit, por tekniku portugez tregohet i kujdesshëm:

“Markus është 20 vjeç dhe unë jam shumë i kënaqur nga ai. A do të luajë çdo ndeshje titullar? Jo, sigurisht që jo. Por ai është një futbollist, tek i cili ne besojmë”. Pas barazimit 0-0 në “Ramón Sánchez Pizjuán”, ndeshja e sotme është delikate për anglezët sepse çdo barazim me gola i nxjerr jashtë: “Nesër (sot) na pret një ndeshje shumë e vështirë. Po luajmë kundër një skuadre që nuk humbi ndaj Liverpulit në shtëpi dhe transfertë.

Mancester-Sevija

Ata shënuan në Liverpul. Përmend Liverpulin sepse ata janë një shembull i një skuadre shumë të mirë, me një stadium të rëndësishëm dhe traditë të madhe. Sevija është një skuadër shumë e mirë dhe rezultati i ndeshjes së parë e lë gjithçka të hapur”. Pogba u stërvit pak, por mbetet në dyshim për ndeshjen: “U stërvit pasi ju gazetarët u larguat. Nuk e di ende nëse do të jetë gati, por u stërvit paksa”.

Man-Sev

Në fund, edhe pyetja klasike nëse Junajtid mund ta fitojë Champions-in: “Ne nuk jemi një prej skuadrave më të mira të kompeticionit këtë vit, por kur një skuadër mbërrin në çerekfinale, gjithçka është e mundur. Kur je në 1/8-at, ajo duket shumë larg, por kur je në çerekfinale, ndien aromën e gjysmëfinaleve dhe se je mes më të mirëve”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"