Mançester Siti triumfon në derbi dhe vendos njërën dorë te titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 19:30

Mançester Siti triumfon në derbi dhe vendos njërën dorë te titulli

Ka përfunduar ndeshja më e rëndësishme e javës në kampionatin anglez, me fitoren e bluve të Guardiolës 1-2. Ndeshja ka qenë e shumë e luftuar si gjithmonë, me shumë raste dhe emocione nga të dyja anët. Dy nga golat janë shënuar pas “gafave” të lojtarëve kundërshtarë, Lukaku nga Junaitid dhe Fernandinjo nga Siti.

united

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, pas gafës së Fenandinjos, që ë shfrytëzoi Rashford për të barazuar rezultatin. Ndërkohë që në pjesën e dytë Siti kaloi në avantazh, pasi Lukaku nuk arriti të largonte mirë topin nga zona e tij dhe topi përfundoi te Otamendi, i cili shumë afër zonës nuk e kishte të vështirë për të shënuar.

otamendi

Pas kësaj ndeshje Siti është shumë afër titullit, me rivalin më të afërt, “djajtë” e Hoze Murinjos 11 pikë larg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"