Mançester Siti tjetër hap drejt titullit, nuk zhgënjejnë as Liverpuli e Arsenali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 17:56

Mançester Siti tjetër hap drejt titullit, nuk zhgënjejnë as Liverpuli e Arsenali

Janë luajtur dhe sfidat e orës 16:00, në Premier Ligën angleze, ku të mëdhatë e kampionatit kanë arritur të marin fitoret në ndeshjet e tyre. Mançester Siti fitoi përsëri 2-3, ndaj Uest Brom, dhe ruan distancën +5 nga kushërinjtë e Junajtidit. Pas 10 ndeshjesh, qytetarët kanë vetëm një barazim dhe të gjitha të tjerat fitore.

mancester siti

Arsenali pati vështirësi ndaj Suonsit, ku e gjeti veten në disavantazh vetëm pas 22 minutash lojë, por më pas në të dytën arriti që të kthente rezultatin me Kolashinac dhe Ramsi. Edhe Liverpuli fitoi 3-0 ndaj Hadërsfilld, dhe arriti fitoren që kishte 3 ndeshje që ia kishte harruar shijen.

Në sfidat e tjera, Uest Hem fitoi në transfertë 1-2 përballë Kristal Palas, ndërsa Stouk Siti fitoi 0-1 në fushën e Uatford.

REZULTATET

Arsenal 2-1 Suonsi

Kristal Palas 1-2 Uest Hem

Liverpul 3-0 Hadërsfild

Uatford 0-1 Stouk Siti

Uest Brom 2-3 Mançester Siti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"