Mançester Siti luan për një rekord, Guardiola: Është e vështirë t’i mundim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 14:56

Mançester Siti luan për një rekord, Guardiola: Është e vështirë t’i mundim

Pas lajmit të keq të dëmtimit serioz të Kevin De Bryjnes në gju (5-6 javë jashtë), Mançester Siti do të presë Sauthemptonin, ku do të kërkojë fitoren e tetë në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

guardiola

Skuadra e Guardiolës vjen në një formë të shkëlqyer, por tekniku katalanas bën thirrje për kujdes ndaj “shenjtorëve”: “Jam i befasuar nga cilësia e skuadrës së Sauthemptonit në mesfushë dhe sulm. Ata kanë shumë talent dhe janë një skuadër fizike.

fo

Është shumë e vështirë për t’i mundur. Duhet të jemi të zgjuar dhe të lëvizim mirë. Do të jetë një ndeshje e fortë”.

Statistikat – Siti ka fituar 7 nga 9 ndeshjet e fundit në Premier Ligë përballë Sauthemptonit, duke barazuar 1 dhe humbur 1. Golavarazhi është 22-9, natyrisht në favor të “qytetarëve”. Skuadra e Mark Hjuxhsit nuk fiton në 8 vizitat e fundit në të gjitha kompeticionet në “Etihad”, gjatë sëcilave ka humbur 7 ndeshje dhe barazuar 1. Kampionët e Anglisë janë e vetmja skuadër e Premier Ligës këtë sezon që i ka fituar të pesta ndeshjet e para në shtëpi. Ata do kërkojnë të regjistrojnë edhe ndeshjen e 7-të radhazi në kampionat, pa pësuar gol (rekord).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"