Mançester Siti kërkon me çdo kusht lojtarin e Juves, por torinezët “kërcënojnë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 21:47

Mançester Siti kërkon me çdo kusht lojtarin e Juves, por torinezët “kërcënojnë”

Mançester Siti është në kërkim të dëshpëruar për një fantazist. Pasi kanë humbur duelin në distancë me Çelsin, sepse Zhorzhinjo vendosi që të ndjekë trajnerin Mauricio Sarri në Londër dhe prishi akordin që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis kishte me Pep Guardiolën, tani sytë e “qytetarëve” janë spostuar te Miralem Pjaniç.

Juventus Dibala dhe Pjanic

Juventusi, i cili i ka ofruar mesfushorit bonjak rinovimin, për të kaluar nga 4.8 te 5.5 milionë eurot neto në sezon, është në dijeni të interesimit të Mançester Sitit, sepse tashmë e kanë refuzuar një ofertë të parë prej 50 milionë eurosh. Madje, pas kësaj oferte, Juventusi nuk është ndier aspak i respektuar dhe i është përgjigjur Guardiolës dhe drejtuesve të skuadrës së tij që të mos lodhen më kot për të hapur këtë tratativë, nëse nuk kanë ndërmend që të vënë në tavolinë, të paktën 80 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"