Mançester Siti kampion nga kolltuku, Junajtid i mundi në derbi, por i bën dhuratë një javë më vonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 18:59

Mançester Siti kampion nga kolltuku, Junajtid i mundi në derbi, por i bën dhuratë një javë më vonë

Mançester Siti është kampioni i Anglisë. Ata e kanë festuar këtë titull nga shtëpia pasi Junajtid u mund sot nga Uest Brom dhe kjo i lejon ata të jenë kampionët e Anglisë edhe matematikisht. Djemtë e Mourinjos janë mundur në shtëpi 0-1 pas një goli të Rodriges.
siti
Siti e ka fituar ndeshjen e tij duke mposhtur Totenham ditën e djeshme. “Qytetarët” e kanë fituar këtë kampionat 5 javë para fundit. Titulli kampion është vetëm një ngushëllim për skuadrën e Guardiolës pasi ata kanë shpenzuar shumë dhe ishin të destinuar për të fituar në Evropë, por Liverpul i eleminoj mes kritikave për arbitrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"