Mançester Siti i vendosur, gati 400 milionë euro për Mesin që në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 20:54

Mançester Siti i vendosur, gati 400 milionë euro për Mesin që në janar

Kur dukej se Leo Mesi do të ndiqte shembullin e Andres Iniestës dhe do të nënshkruante “përjetë” me Barcelonën, mediat spanjolle japin lajmin bombastik.

mesi

Sipas së përditshmes iberike “As”, argjentinasi është shndërruar në një objektiv konkret për Mançester Sitin. Klubi anglez, duke parë vonesat në rinovimin e “Pleshtit”, po mendon të shfrytëzojë momentin për të tentuar një akord, që në rast realizimi do të ishte spektakolar në nivel mediatik dhe financiar.

Në fakt, “Qytetarët” duken gati të shpenzojnë plot 400 milionë euro vetëm për të sjellë në “Etihad Stadium” yllin e Barcelonës dhe fakti më interesant i këtij lajmi është se projektin e tyre po planifikojnë ta zbatojnë në merkaton e janarit. Në Angli, sulmuesi do të përqafonte rishtazi Pep Guardiolën, me të cilin realizoi një cikël të jashtëzakonshëm trofesh falë “tiki taka”-s së famshme.

Mesi

Lajmi i rinovimit të Mesit me katalanasit daton 5 korrik 2017 e megjithatë argjentinasi duket se nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen e re me klubin ku luan prej vitesh. Krerët e Barçës vazhdojnë të trumbetojnë faktin se sulmuesi luan me kontratën e re, por vonesa e firmës, për shkak edhe të bisedimeve me Iniestën, duket se lë të hapur një spirale për Sitin, të cilët, nga përtej La Manshit, kanë nisur të valëvisin një çek 400 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"