Mançester Siti i thotë “PO” Ronaldos, por ka një kërkesë të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 13:38

Mançester Siti i thotë “PO” Ronaldos, por ka një kërkesë të veçantë

Diçka e madhe po ndodh këtë fund merkatoje, me PSG-në që i ka hapur rrugën Realit për transferimin e Mbapes dhe nga krahu tjetër Ronaldo që duket gjithnjë e më larg Juves.

ronaldo dibala kieza

Agjenti i portugezit, Zhorge Mendesh ndodhet në Torino duke diskutuar për largimin e Ronaldos. Pronari i Sitit, sheiku Mansur ka besim se Mendesh do ta binde Juven ta lërë të lirë Ronaldon pasi 30 milionë euro për një 36-vjeçar janë shumë.

Nga ana tjetër hy në skenë ideja e shkëmbimit kokë më kokë. Të preferuarit e Alegrit janë Ikardi dhe Gabriel Zhesus të Mançester Sitit, me këtë të fundit që ka mundësi konkretë të transferohet te Juvja.

Tani Pep Guardiola duhet të përgatitë skemat me Ronaldon në sulm pasi një tratativë e tillë po shkon drejt mbylljes orët e fundit, por ende nuk ka asgjë të qartë në lidhje me këtë tratativë pasi Ronaldo është stërvitur normalisht me grupin ditën e sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"