Mançester Siti e fillon sezonin me 3 pikë, Aguero dhe një autogol mposhtin Brajtonin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 21:32

Mançester Siti e fillon sezonin me 3 pikë, Aguero dhe një autogol mposhtin Brajtonin (VIDEO)

Mançester Siti e ka filluar me këmbën e mbarë sezonin e ri në Premier Ligën angleze duke marrë 3 pikë në transfertë ndaj skuadrës së Brajton Albion.

mancester siti

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol në këtë takim, ndërsa në pjesën e dytë ishte Aguero ai që zhbllokoi rezultatin me golin e realizuar në minutën e 70. Pesë minuta më vonë Dank shënoi në portën e tij duke dyfishuar shifrat për të besuarit e Guardiolës. Takimi u mbyll me rezultatin 0-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"