Mançester mund QPR, Januzaj luan 8 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 15, 2014 | 8:23


Mançester mund QPR, Januzaj luan 8 minuta

Robin van Persie talks to his Manchester United team-mate Radamel Falcao during the QPR matchPas dy barazimesh dhe një humbjeje, Mançester Junajtid shijoi fitoren e parë dhe madje me rezultat bindës 4-0 kundër QPR-së. Futbollistët e “Djajve të Kuq” bënë lojë shumë të mirë dhe nuk e falen për asnjë moment rivalin. Di Maria shënoi golin e parë në fanellë e Mançesterit në minutën e 24-të. Ky gol i dha edhe më shumë zemër dhe shtuan epërsinë në 2-0 në minutën e 36-të kur shënoi Herrera pas asistimit të kapitenit Uejn Runi. Mançesteri vazhdoi me ritëm të lartë dhe Runi shënoi golin e tretë në minutën e 44-t. Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” realizuan edhe një gol, kësaj here ishte Juan Mata që tundi rrjetën dhe 4:0 në minutën e 58-të, pas asistimit të Di Marias. Shqiptari nga Kosova, Adnan Januzaj, u inkuadrua në minutën e 82-të në vend të Di Marias. Për tetë minutat e fundit luajti mirë, ndërsa Mançesteri renditet në vend të 9-të me 5 pikë. QPR mbetet në vend të 16-të me 3 pikë të grumbulluara.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com