Mançester Junajtid ultimatum Dortmundit për Sançon, nëse oferta e fundit refuzohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2020 | 14:11

Mançester Junajtid ultimatum Dortmundit për Sançon, nëse oferta e fundit refuzohet…

Mançester Junajtid është gati të bëjë një ofertë të fundit për lojtarin e Dortmundit, Xhejdon Sanço. Kjo ofertë do jetë si një lloj ultimatumi pasi do jetë e tipit pranoje ose refuzoje me klubin anglez që nuk ka ndërmend të bëjë më tentativë tjetër për Sançon nëse oferta e tyre e fundit refuzohet.

sanco

Sipas “Star” Mançester Junajtid nuk ofron më shumë se 80 milionë euro për Sançon, kurse Borusia Dortmund kërkon 100 milionë euro për 20 vjeçarin. Zyrtari i Mançester Junajtid, Ed Uoudard e ka cilësuar pretendimin prej 100 milionë eurosh të Dortmundit për Sançon të paarsyeshëm për kushtet në të cilat ndodhemi prej krizës nga pandemia.

Trajneri i “Djajve të Kuq” Ole Gunar Solskjaer i ka kërkuar klubit të arrijnë sa më shpejt një marrëveshjë me Dortmundin për Sançon, në mënyrë që talenti anglez të stërvitet me skuadrën para fillimit të sezonit të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"