Mançester Junajtid sfidon Romën, Pogba dhe Solskjaer: Duam trofeun, e dimë sa e rëndësishme është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2021 | 13:59

Mançester Junajtid sfidon Romën, Pogba dhe Solskjaer: Duam trofeun, e dimë sa e rëndësishme është…

Mançester Junajtid bëhet gati për të për gatitur Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Europës dhe në konferencën për shtyp, trajneri i “Djajve të Kuq” e nis nga deklaratat e tij pas fitores ndaj Granadës, ku ai u shpreh se nuk e njeh mjaftueshëm kundërshtarin italian të turit të ardhshëm. Një frazë, e cila solli reagimin e tifozëve romanë, të cilët e mbushën Trigorian me komentet e trajnerit norvegjez. Por, dje ai kërkoi ndjesë dhe tha se fakti që u shpreh ishte ashtu nuk ishte për të fyer kundërshtarin dhe se nuk kishte me të vërtetë shumë informacion për skuadrën e tyre:

solskjaer pogba 1

“Pas ndeshjes kundër Granadës isha i lumtur që kaluam turin dhe nuk e njihja mirë kundërshtarin e ardhshëm, por Roma është një skuadër e madhe, me histori. Kam edhe fanellën e Totit dhe De Rosit të firmosura dhe i njoh shumë mirë cilësitë e tyre. Nuk i kemi ndjekur shumë, por që kur mësuam se do të jenë rivalët tanë, u informuam. Nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj askujt”.

NDESHJA – “E dimë se sa e rëndësishme është ta fitosh këtë kompeticion dhe jemi përqendruar në Ligën e Europës me të dalë nga Champions-i. Kemi sfiduar skuadra me histori të madhe, si Milani dhe tani mungojnë vetëm dy ndeshje nga finalja”, shtoi Solskjaeri, i cili njoftoi se Markus Rashford është rikuperuar dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës angleze. Ai kujtoi edhe fitoren e famshme 7-1 në 2007 ndaj italianëve: “Në ndeshjen e vajtjes më kujtohet që luajtëm edhe me 10 vetë, por shënuam një gol vendimtar. Ishim në formë shumë të mirë në atë ndeshje. Shpresoj të përsërisim një paraqitje të tillë”.

POGBA – Edhe ylli i Junajtidit, Pol Pogba, është i karikuar dhe paralajmëron Romën. Mesfushori francez tha: “Është një sfidë e madhe. Herët a vonë do të duhet të përballeshim. E nisëm këtë kompeticion me një mentalitet fitues, me objektivin për ta fituar kupën. Sigurisht që edhe Roma dëshiron të fitojë, nuk ka ardhur këtu për t’u argëtuar. Duhet të tregojmë se kemi më shumë dëshirë për të fituar. Liga e Europës është trofeu i fundit që kemi fituar këtu në Mançester. Ishte një ditë e madhe dhe shënova në atë finale. Ai ishte një sezon fantastik për ne, pavarësisht rendimentit në kampionat. Arritëm ta fitojmë Ligën e Europës, duke shpëtuar atë sezon. Tani jemi ende në garë për ta përsëritur”.

fo

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"