Mançester Junajtid sërish në “aksion” për yllin e Serisë A, Fergusoni me “mision” të posaçëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 14:04

Mançester Junajtid sërish në “aksion” për yllin e Serisë A, Fergusoni me “mision” të posaçëm

Mançester Junajtid po bën të pamundurën që të bindë qendërmbrojtësin e Napolit Kalidu Kulibali për t’u transferuar në Angli.

Kalidou-Koulibaly

Mediat italiane dhe angleze shkruajnë se ish-trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” Sër Aleks Ferguson është takuar verën e kaluar me senegalezin pas lutjes së teknikut Solskjaer për të bindur futbollistin të mbërrijë në “Old Trafford”.

Dhe shanset janë të mëdha për “Djajtë e Kuq”, të cilët duan të përforcojnë qendrën e mbrojtjes. Vlera e Kulibalisë në merkato ka zbritur nga 100 milionë € në 2018 në 76 milionë € duke i krijuar lehtësi klubit të madh europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"