Mançester Junajtid në panik, Ronaldo merr vendimin, largohet nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 14:17

Mançester Junajtid në panik, Ronaldo merr vendimin, largohet nëse…

Futbollisti portugez, Kristiano Ronaldo, ka marrë vendimin se do të largohet nga Mançester Juanjtid pas vetëm një sezoni, nëse ekipi nuk arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

RONALDO 1

Sipas “The Sun”, portugezi ka pasur një takim me drejtuesit e klubit dhe u ika komunikuar se do të largohet në fund të këtij sezoni nëse Junajtid nuk do të arrijë një nga katër vendet e para.

Përpara disa ditësh, Ronaldo doli me një deklaratë ku shprehej se kishte ardhur në Mançester për të fituar trofe dhe jo për të luajtur në “Europa League”.

Shpresat që skuadra e Rangnik të arrij Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm duken të vogla dhe largimi i portugezit pritet të ndodhë pas vetëm një sezoni me “djajtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"