Mançester Junajtid ndal vrullin, Stouk Siti i Xherdan Shaqirit i merr një pikë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 22:31

Mançester Junajtid ndal vrullin, Stouk Siti i Xherdan Shaqirit i merr një pikë (VIDEO)

Pas 3 fitoresh në 3 javët e para të kampionatit, Mançester Junajtid është ndalur në një barazim 2-2 në transfertë përballë Stouk Sitit, skuadra ku luan Xherdan Shaqiri.

junajtid

Stouk kaloi në avantazh në minutën e 43-të me anë të Çoupo-Moting, por Rashford barazoi rezultatin në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Lulaku përmbysi shifrat në minutën e 57, por Stouk arriti të barazonte rezultatin në minutën e 63-të falë Çoupo-Moting.

Pas javës së 4-t, të besuarit e Zhoze Murinjos kanë grumbulluar 10 pikë dhe ndajnë kreun e renditjes bashkë me Mançester Sitin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"