Mançester Junajtid jep sinjale ringjalljeje, “Djajtë e Kuq” parakalojnë Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 9:07

Mançester Junajtid jep sinjale ringjalljeje, “Djajtë e Kuq” parakalojnë Liverpulin

Mançester Junajtid po rilind gradualisht për t’u kthyer në majën e futbollit anglez pasi prej gati 7 vitesh ka parë veten të parakalohet nga Mançester Siti, Liverpul, Arsenal dhe Totenhem.
1254241780.jpg.0
“Djajtë e Kuq” po regjistrojnë një ecuri pozitive në kampionat, ndërsa duan të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Një statistikë interesante po tërheq vëmendjen e shumë specialistëve duke krijuar mendimin se ndoshta sezonin e ri do të shohim “Djajtë e Kuq” të vërtetë.

Reparti i sulmit të Mançester Junajtid me Markus Rashford, Antoni Marsial dhe Mejsën Grinvud ka realizuar më shumë gola të kombinuar së bashku sesa “tridenti” i kampionëve të rinj të Anglisë Mohamed Salah, Roberto Firminjo dhe Sadio Mane.

Tre lojtarët e Mançester Junajtid kanë realizuar së bashku 55 gola, ndërsa sulmi i “të kuqve” ka shënuar 51 të tillë.

crop_exact_front3s

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"