Mançester Junajtid heq dorë nga ish-sulmuesi i Interit, shkak për këtë vendim bëhen… tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 15:59

Mançester Junajtid heq dorë nga ish-sulmuesi i Interit, shkak për këtë vendim bëhen… tifozët

Mançester Junajtid duket se ka hequr dorë nga transferimi i Marko Arnautoviç me austriakun që në ditët e fundit u raportua shumë pranë “Djajve të Kuq”.

ARNAUTOVIC

Shkak për këtë vendim të klubit duket se janë bërë kontestimet e tifozëve të cilët nuk e vlerësonin 33-vjeçarin si përforcimin e duhur për skuadrën dhe dolën publikisht kundër akordit me të.

Në këto kushte Junajtid detyrohet të shikojë për profile të tjera përsa i përket repartit të avancuar ku dhe e ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të mbetet mister.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"